Adrenalina e titullit dhe rregullat e veçanta të Piolit, ja si po përgatitet Milani për 2 ndeshjet e fundit të sezonit

Një normalitet i jash tëzakonshëm. Fund ja, askush te Milani nuk e imagjinonte që në dy javë nga fundi i kampionatit, ekipi do të ishte në krye të renditjes dhe zot i fatit të tij.

Milani festa

Në Veronë kuqezinjtë lëshuan një sinjal të fortë, por adrenalina sa vjen e rritet me kalimin e kohës. Duket sikur skuadra e Piolit është mësuar me presionin, teksa provimi i radhës do të jetë të dielën kundër Atalantës.

ASNJË NDRYSHIM

E marta ishte pushim si zakonisht dhe programi javor i grupit nuk preket. Pioli ka qenë i qartë dhe nuk dëshiron të dëgjojë biseda titulli apo plane feste. Një tjetër temë e ndaluar është ndeshja e Interit me Kaljarin. Për të garantuar rendin, Maldini dhe Masara vijojnë të jenë prezencë konstante në stërvitjet e skuadrës.

Oraret dhe asgjë që e ka sjellë Milanin deri këtu nuk duhet të ndryshojë. Skuadra stërvitet në “rutinën” sezonale, mbledhjet teknike zhvillohen nga stafi, menyja është e njëjta e nuk do të ndryshojë as në hotelin ku ekipi do të grumbullohet nesër në kuadër të ndeshjes me Atalantën (të dielën në 18:00). Edhe kolona zanore nuk preket me muzikë rap dhe pop që do të shoqërojë zhvendosjet e Leaos me shokë apo punën në palestër. Që nga dita e djeshme, Pioli ka nisur bisedat “kokë më kokë” me lojtarët, ndërsa Ibra, që karikoi shokët në Veronë, thuhet se nuk e ka marrë ende fjalën.

LIDERËT

Përveç Kjaerit që ka mbyllur sezonin, Zlatani është i vetmi që nuk punon me skuadrën. Enjtja e gjurit nuk e lejon, por ndaj Atalantës do të jetë i disponueshëm. Gjatë gjithë kohës ka dhënë këshilla e nuk do t’i kursejë në këto ndeshje vendimtare. Lojtarët janë të fokusuar e nuk do të ketë biseda të veçanta, ndërkohë që Romanjoli dhe Kalabria udhëheqin grupin në stërvitje. Fjalimi për skuadrën do të mbahet sot siç ka ndodhur zakonisht gjatë gjithë sezonit.

Edhe Maldini mund të ndalet me ndonjë element sepse askush më mirë se ai nuk e di se si përjetohen emocionet e këtyre ditëve. Sot në mbrëmje pritet të zbarkojë në Milano edhe Ivan Gazidhis, ndërkohë që tifozët ultras nuk do të paraqiten në kangjellat e “Milanello”-s. Kjo zgjedhje është bërë për të mos mbingarkuar me trysni kuqezinjtë. Praktikisht të gjithë lider, por secili në mënyrën e tij.

GRUMBULLIMI

Që nga mbrëmja e sotme vaktet do të jenë të detyruara. Makarona me domate ose pilaf, mish peshku ose pule me perimet dhe ëmbëlsirat të ndaluara rreptësisht. Vendet në tavolinë janë i vetmi aspekt që nuk është paracaktuar. Gjithçka do të varet nga orari i përfundimit të masazheve dhe dusheve. Zakonisht, Teo ulet me spanjollët dhe francezët, ndërsa italianët qëndrojnë gjithmonë veç ashtu si sllavët, ndaj nuk është rastësi të shohësh Ibrën duke ngrënë krah Kruniçit.

Nesër skuadra do të grumbullohet në hotel për të përmirësuar përqendrimin dhe frymën e grupit. Vendi i zgjedhur është pranë “San Siro”-s për të shmangur rrugën e gjatë nga qendra stërvitore drejt stadiumit. Rrugë e shkurtër e pak kohë për t’u izoluar me muzikë e rrjete sociale. Është ky qëllimi kryesor i Piolit që dëshiron një Milan të motivuar maksimalisht.

REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit


Adrenalina e titullit dhe rregullat e veçanta të Piolit, ja si po përgatitet Milani për 2 ndeshjet e fundit të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook