Konkursi i robotëve të gjimnazistëve me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ndahen çmimet e “Robotech

Këto robotë te ekspozuar në ambientet e COD kryeministria, janë krijimi i një pune intensive tre mujore i 9 grupeve gjimnazistësh të kryeqytetit.

Robotët u krijuan si pjesë e konkursit të “Robotech”, një aktivitet i Universitetit Metropolitan Tirana në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Ky projekt u mbështet nga Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”.  Ndaj dhe në natën finale të “Robotech” ku  nxënësit prezantuan punën e tyre përball jurisë, çmimin e madh e dha Ledion Lico, si përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

Të gjitha grupet pjesëmarrëse u vlerësuan me çmime nga juria për angazhimin dhe punën e bërë gjatë tre muajve.

Aftësitë e të rinjve shqiptar u vlerësuan edhe  nga presidenti i UMT, Arjan Cukaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe INovacionit, Blendi Gonxhe vlerësoi Inovacionin si një domosdoshmëri në Shqipëri.

Nisur nga projektet e shumta të zhvilluara në vitet e fundit në fusha të ndryshme  si arti, kultura, turizmi, e start up-et, Fondacioni mediatik “Dritan Hoxha”, pjesë të nismës së tij ka dhe Inovacionin, duke mbështetur të gjithë të rinjtë e talentuar me dëshirë dhe ëndrra për të ecur përpara.


Arena e Lajmit

Konkursi i robotëve të gjimnazistëve me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ndahen çmimet e “Robotech

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook