Me triumfin në kampionat, Vllaznia do të jetë zyrtarisht pjesë e Ligës së Kampioneve edhe për sezonin 2022-2023. Kështu, vajzat kuqeblu do të marrin pjesë në kompeticionin më prestigjioz të kontinentit në rang klubesh.
Kjo pjesëmarrje do të mbushë edhe arkat e klubit me miliona. Vetëm për kualifikimin Vllaznia pritet të përfitojë mbi 20 mijë euro, ndërsa në rast kalimi mes 32 më të mirave, gjë që shkodranet e kanë bërë dy herë gjatë viteve të fundit, shuma shkon në 70 mijë euro.
Pa llogaritur këtu shpërblimin nga Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e fitimit të titullit.
Arena e Lajmit