Bora Zemani ka dhënë për herë të parë komentin e saj për Heidi Bacin. Mbrëmjen e djeshme në emisionin e saj “Cherry on top”, ishte i ftuar Ermal Mamaqi.
Aktori edhe njëherë tjetër konfirmoi se në këtë Big Brother bën tifo për Heidin. Duke u ndalur te arsyet, ai renditi disa duke thënë se i pëlqen mënyra si argumenton dhe flet Heidi, si dhe është mjaft simpatike.
Në këtë moment ndërhyri Bora, duke thënë: Simpatike është ajo, yll nuk kemi çfarë i themi”.
Vip Magazine bëri disa kërkime në rrjet, ku rezulton se Bora ndjek në instagram mamanë e Heidit, Lajla Kamata.
Disa puntata më parë në emisionin e saj, ajo pati një komunikim live me zonjën Lajla, e cila u telefonua papritur nga Donaldi për të konfirmuar raportet e mira mes dy familjeve.
Heidi dhe Romeo prej më shumë se dy muajsh po shijojnë romancën e tyre të dashurisë në shtëpinë e Big Brother Vip, ku edhe janë kurorëzuar në një ceremoni martesore simbolike e cila është bërë traditë prej disa edicioneve prej çifteve të Big Brother.
Deri tani i vetmi çift që ka rezultuar i vërtetë nga këto dasma kanë qenë Kiara dhe Luizi, të cilët do të bëhen prindër brenda pak kohësh.
Nga ana tjetër në edicionin e parë të Big Brother Vip, u krijuan dy çifte të tjera të cilët vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.
Ata janë Dj Pm dhe Sarah Berisha, si dhe Einxhel Shkira dhe Dj Dagz. Këta të fundit janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Trev.