Kejda, vajza e politikanes shqiptare Majlinda Bregu duket se po shijon një romancë të re dashurie.
Ajo ka publikuar në instastory një foto ku shfaqet mjaft e lumtur, krah një djali të cilin ka vendosur ta mbajë mister për publikun duke i mbuluar fytyrën me një emoji.
Kohët e fundit ajo ka qëndruar larg vëmendjes publike, duke u fokusuar te studimet. Pak muaj më parë, Kejda festoi 25 vjetorin e saj të lindjes në një festë madhështore me miq dhe të afërm.
Ajo ishte mjaft e komentuar disa vite më parë për lidhjen e saj me Erik Fullanin. Çifti asokohe zyrtarizoi lidhjen duke shkuar deri në bashkëjetesë, por pas disa problemesh të vazhdueshme, vendosën t’i japin fund lidhjes.