Përfundon sezoni për Francesco Acerbin. Trajneri i Interit, Inazghi nuk mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit për pjesët e mbetur të këtij edicioni, për shkak të një dëmtimi.
“Prioriteti im është gjithmonë të jap maksimumin për këtë fanellë, ndaj muajt e fundit kam luajtur duke shtrënguar dhëmbët, pavarësisht pubalgjisë. Tani me dy yjet në fanellë, kam kohë të rikuperoj dhe të jem 100% në formë për impenjimet me Italinë në Europian” – shkruajti Acerbi në rrjetet sociale.
(J.S/)