PD rikujtoi akuzat e Metës ndaj Berishës/ “Flet partia e vulës për moral”, kreu i PL shpërthen ndaj Bashës: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri!

Pasi ka shprehur vullnetin e tij për krerët e rinj të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha pasi kjo e fundit rikujtoi akuzat e ndërsjellta mes ish-Presidentit dhe Sali Berishës.

Meta ironizoi PD-në, duke e quajtur partia e vulës dhe se kjo e fundit nuk mund të flasë për moral.

Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”.

“Flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit që të dilte. Ai jo vetëm të gënjen edhe për orën, por edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Arena e Lajmit

PD rikujtoi akuzat e Metës ndaj Berishës/ “Flet partia e vulës për moral”, kreu i PL shpërthen ndaj Bashës: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook