Liverpool barazoi 2-2 me West Ham, në ndeshjen e Premier League. Në këtë takim nuk mungoi tensioni në kampin e The Reds, teksa kamerat fokusuan një moment në minutën e 81-të.
Teksa po priste të futej në fushë, Salah debatoi me trajnerin Klopp, ku për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e shokëve të skuadrës. Vlen të theksojmë se barazimi i sotëm “zbeh” në maksimum shanset e Liverpool për të fituar titullin.
Për Klopp këto janë ndeshjet e fundit në pankinën e skuadrës, pasi sicc ka paralajëmruar, do të largohet në fund të sezonit.
Salah kicking off at Klopp before coming on 😳
— Anfield Edition (@AnfieldEdition) April 27, 2024
(J.S/)