“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen dhe ndikohen”, gazetarja Lala: Prokuroria ka hije të rëndë, një grup po punon me seriozitet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika.

Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

A kanë ndikim deklaratat politike te prokurorët e SPAK?

Lala: Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.

Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.

Arena e Lajmit

“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen dhe ndikohen”, gazetarja Lala: Prokuroria ka hije të rëndë, një grup po punon me seriozitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook