Warren Zaire-Emery do të qëndrojë te PSG. Ai ka firmosur rinovimin e kontratës që e mban të lidhur me këtë klub deri në vitin 2029.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që vazhdoj aventurën time me klubin me të cilin kam qenë që nga fillimi. Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi, i cili ka qenë me mua këtu që në fillim, për besimin e tij tek unë. Unë jam mirënjohës për gjithçka që klubi ka bërë për mua deri më tani” – Tha 18-vjeçari.
Mesfushori është impenjuar në 25 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
(J.S/)