Zëvendës sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, duke folur për “La Politica nel Pallone” ka deklaruar se në vitin 2026 ose 2027 në “San Siro” mund të luhet finalja e Ligës së Kampioneve.ertyy
“Finalja e Ligës së re të Kampioneve në Milano në vitin 2026 apo 2027? Ka mundësi të mira, në fund të fundit “San Siro”, pavarësisht se nuk është stadiumi më modern, është një ikonë e futbollit ndërkombëtar, i njohur nga të gjithë sportistët, veçanërisht nga tifozët e futbollit. Vendimi përfundimtar duhet të arrijë në fund të majit, Italia është e angazhuar në procesin e aplikimit. Të shohim si do të përfundojë”, ka deklaruar ai.