Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Veliaj kishte deklaruar të shtunën se do të paraqitej vetë në SPAK, për të sqaruar prokurorët.
Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë edhe disa qytetarë, mes të cilëve ka qenë edhe grupi i Rithemelimit.
Kërkesave të qytetarëve ai iu përgjigj me “Kërkojani Fariut”.
Në videon e siguruar nga dëgjohet një nga qytetaret e cila thërret: “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.