Janë mbyllur të hënën ndeshjet në fazën e grupeve në kampionatin e vajzave U-17, ku janë përcaktuar edhe ekipet fituese të secilit grup, si edhe katër skuadrat që kalojnë në fazën play-off për sezonin 2023-2024.
Vllaznia dhe Tirana janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni të dala nga grupi A. Vajzat bardheblu janë shpallur fituese të grupit A, duke kryesuar renditjen me 20 pikë pas 8 ndeshjesh të luajtura.
Sakaq, në grupin B, Apolonia dhe Skënderbeu janë dy ekipet që kanë siguruar fazën play-off të këtij sezoni, teksa do të përballen me Tiranën dhe Vllazninë.
Sipas skemës së përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, ekipi i renditur në vendin e parë në grupin A (Tirana) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e dytë në grupin B (Skënderbeu). Ndërkaq, ekipi i renditur në vendin e dytë të grupit A (Vllaznia) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e parë në grupin B (Apolonia). Ndeshjet do të jenë teke dhe do të luhen më 1 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Nga këto dy përballje do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij sezoni futbollistik, që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit” më 5 maj.
Gjysmëfinalet:
Apolonia U-17 – Vllaznia U-17 (1 maj, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit)
Tirana U-17 – Skënderbeu U-17 (1 maj, ora 13:00, “Shtëpia e Futbollit)
Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin A:
Tirana 20 pikë
Vllaznia 19 pikë
Kinostudio 7 pikë
AFF Elbasani 6 pikë
KF Egnatia 6 pikë
Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin B:
Apolonia 27 pikë
Skënderbeu 21 pikë
FC Vlora 16 pikë
Lushnja 16 pikë
Bylis 3 pikë
Shkumbini 3 pikë