Opozita po protesta përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Opozita ka dalë disa herë në protestë para bashkisë që prej arrestimit të drejtorëve në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Edhe gjatë ditës së sotme, grupimi i Rithemelimit në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë protestuan, duke hedhur flakadanë në drejtim të godinës.