Opinionisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se Prokuroria e Posaçme e ka copëtuar qëllimisht dosjen e inceneratorëve.
“Unë nuk jam kaq optimist. Çështja e inceneratorëve është hetuar në mënyrë të programuar për t’u mos u hetuar. Nëse dikush ka vjedhur tri banka nuk mund të bësh tre gjyqe. Nuk mund të bësh një gjyq për secilën bankë. Çështja e inceneratorëve është një krim i paramenduar, i organizuar, i shkruar në letër dhe i ekzekutuar. Prokuroria nuk ka shkuar fare te projekti.
Te inceneratori i Elbasanit, ata që janë dënuar janë dënuar për abuzime me fondet. Në u arrestoftë edhe kryetari i bashkisë, prapë nuk është ky suksesi. Suksesi është përse u ngritën inceneratorët. Kjo pyetje nuk do marrë përgjigje. Prokuroria e ka copëtuar qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje. Do mjaftohet me dënimin veç e veç të protagonistëve dhe me dërgimin jashtë të atyre që morën fletëthirrjet pasi morën letrat jashtë për azil. Ky nuk është sukses”, tha Kikia.