Në Champions, në nivele të tilla, janë gjithnjë detajet, apo individë që bëjnë diferencën. Kështu ndodhi edhe në super sfidën Bayern Mnich-Real Madrid. Në radhët e Bayern, dy lojtarët më të vlerësuar sipas mediave rezultuan Jamal Musiala dhe Sane, nota 7:
“Nga tre lojtarët që ishin pas Harry Kane ishte lojtari më aktiv. Krijoi panik në zonën e Real Madrid, mbi të gjitha kur spostohet në krahun e majtë të sulmit, fitoi edhe një 11-metërsh”, shkruajnë mediat për Musiala.
“E nisi ndeshjes me disa gjuajtje. Kur vendoset në krah në djathtë është shumë më i rrezikshëm, firmosi golin e barazimit”, shkruajnë mediat për Sane.
Lojtari më pak i vlerësuar rezultoi Kim, me qendërmbrojtësin që ishte përcaktues në dy golat e pësuar, nota 4,5: “Një paraqitje e shëmtuar e ish qendërmbrojtësit të Napolit. Humbi shumë lehtësisht duelin me Vinicius në rastin e golit të parë, kompletoi më pas mbrëmjen e tij horror me penalltinë e shkaktuar”.
Kim përfundoi edhe në shënjestrën e tifozëve në rrjetet sociale: “I dhuroi Realit dy gola”. “Dy gola për fajin tënd”. Dikush t’i thotë Kim se po luajmë në një gjysmëfinale Champions League. Nuk po luan në Serie A”. “Mos e fusni më në lojë, na mohoi fitoren”, ishin disa nga mijëra komentet e shumta në rrjetet sociale.
Në radhët e Real Madrid, sipas mediave, lojtari më i vlerësuar ishte Vinicius Jr, nota 7,5, ndërsa me gjysmë note me pak u vlerësuar Toni Kroos, nota 7: “Është piktori i mesfushës madrilene. Me një super pasim la me gojë hapur tifozët në Allianz Arena”.
Ndërkohë, lojtari më pak i vlerësuar rezultoi Jude Bellingham, nota 5.
()