Sara dhe Bardhi i kanë dhënë zyrtarisht fund beqarisë? Detaji që nxiti dyshimet

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Çifti që u njoh dhe u krijoi një lidhje dashurie brenda “Big Brother VIP3”, nuk ngurruan që lajmin e bukur t’a bënte menjëherë publik për fansat.

Por jo vetëm kaq, pasi kur dolën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtari vendosi që t’i propozonte partneres së tij. Teksa ishin të ftuar në emisionin “Cherry on Top”, ai u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”.

Ndërkohë së fundmi, Gjordeni ka lënë fansat të aludojnë se ajo dhe Bardhi janë martuar. Shkak është bërë ndryshimi i mbiemrit në rrjetin social “Instagram”.

Tashmë në profilin e ish-banores lexohet “Sara Nikol Idrizi”, duke nxitur aludimet e publikut se çifti i kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga dyshja.

Sara dhe Bardhi i kanë dhënë zyrtarisht fund beqarisë? Detaji që nxiti dyshimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook