Policia e Korçës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për dy vajza, të cilat akuzohen se kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetaset me inicialet K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë.
“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.”, -sqaron policia.
()