Detaje nga plagosja e shoferit të kamionit në Kapshticë/ Gazetarja: 35-vjeçari në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, gjithçka nisi pasi…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për News 24 se shkak për sherrin është bërë radha e skanimit të kamionëve. Për rrjedhojë, një nga shoferët ka plagosur tjetrin. I plagosur mbeti një shtetas 35 vjeç. Autori dhe i plagosuri janë nga Tirana.

“Një shtetas u plagos në Kapshticë. Shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës. 35-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori është dërguar në komisariat.

Në vendngjarje është sekuestruar thika, ndërsa grupi hetimor po vijon punën. Gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, për procesin e skanimit”, u shpreh gazetarja Lorena Kodra.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Detaje nga plagosja e shoferit të kamionit në Kapshticë/ Gazetarja: 35-vjeçari në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, gjithçka nisi pasi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook