Napoli u stërvit sot për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, që do t’i shohë napoletanët përballë Udineses, në transfertë. Trajneri Francesco Calzona duhej të bënte pa Kvaratskhelia dhe Osimhen, të cilët u stërvitën të diferencuar. Sa i përket situatës së lojtarëve të tjerë, gjithçka është në rregull.
Napoli renditet në vendin e nëntë në kampionat, me 50 pikë të grumbulluara. Klubi synon që të ringrihet në edicionin tjetër, duke lënë mbrapa kështu këtë vit aspak të mirë.
(J.S/)