Sherr me grushta me Noizyn, arrestohet reperi Cllevio. Momenti kur shoqërohet me pranga në duar (Video)

1654592893 Noizycllevio

Pas procedimit penal ndaj këngëtarit të njohur Noizy dhe babait të tij, lidhur me sherrin e ndodhur para ambienteve të lokalit të reperit, policia ka arrestuar edhe “kundërshtarin” e tij, e njohur me emrin e artit Cllevio.

Policia e Lushnjës njofton se Kleviol Ahmeti është arrestuar në flagrancë, pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme, pasi ndaj tij ishte në fuqi masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe  më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sherr me grushta me Noizyn, arrestohet reperi Cllevio. Momenti kur shoqërohet me pranga në duar (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook