Bruno Fernandes për të ardhmen: Do të mendoj pas Kampionatit Evropian, nuk them asgjë për momentin

E ardhmja e Bruno Fernandes mbetet ende për t’u përcaktuar. Pas disa sezonesh te Manchester United, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori portugez të largohet nga “Djajtë e kuq”.

“Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen. Natyrisht nuk varet vetëm nga unë. Një lojtar mund të dëshirojë që të qëndrojë në ekipin e tij, por në të njëjtën kohë, dikush duhet të dëshirojë që ai të qëndrojë. Si fillim kemi FA Cup, më pas do të mendoj për Euro 2024.

Nëse dëshironi të jem i sinqertë, nëse më duhet të mendoj largimin nga Premier League, do ta bëj vetëm pas Kampionatit Europian. Tani asgjë nuk mund ta largojë vëmendjen time nga FA Cup dhe Euro 2024, asgjë nuk është më e rëndësishme momentalisht”, është shprehur Bruno Fernandes, në një intervistë të dhënë së fundmi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Bruno Fernandes për të ardhmen: Do të mendoj pas Kampionatit Evropian, nuk them asgjë për momentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook