Në ‘gjueti’ të shpërndarësve afër shkollave/ Operacion antidroge në Tiranë, mbi 30 masa arresti, afro 20 në pranga

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge, ndërsa ka vënë pas hekurave rreth 20 persona. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sakaq, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj, por ende nuk dihen detaje nga operacioni. Sakaq, në orën 09:00, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, drejtori Tonin Vocaj do të dalë sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi aksionin në fjalë.

Arena e Lajmit

Në ‘gjueti’ të shpërndarësve afër shkollave/ Operacion antidroge në Tiranë, mbi 30 masa arresti, afro 20 në pranga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook