Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i ministres Delina Ibrahimaj. Andri Ibrahimaj plagosi pas një sherri vartësin e bashkëshortes së tij, Eri Koshaj, drejtorin e ATK-së, por ngjarja nuk u raportua.
“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje.”, tha ai.
()