“Të japë llogari Meloni e mos japë Rama…”, Shehu e Bardhi ankesa për mos pranimin e interpelancave: E keni bërë rrugë. I fusni në sirtar dhe…

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur në lidhje me gjenocidin në Kosovë.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka deklaruar se është bërë rrugë që kërkesat e ardhura nga opozita “futen në sirtar” e nuk njoftohet as seanca për depozitimin e tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Tritan Shehu: Kam kërkuar para pak javësh Interpelancë për Gjenocidin serb në Kosovë.
Kanëkaluar afatet dhe nuk kam asnjë njoftim. Për mua dhe kryeministrin kjo mund të presë por për ngjarjet që po zhvillohen, kur në datë 6 votohet në OKB për rezolutë të Srebrenicë…
Në vend që në 6 maj të diskutohet gjenocidi në Kosovë, diskutohet ai për Srebrenicës. Dua njoftim.

Nikolla: Brenda këtij kalendari do të mbahet interpelanca.

Bardhi: Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3.
Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar.
E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama…
Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës.

Nikolla: Ju kam sqaruar në Konferencën e Kryetarëve.

Arena e Lajmit

“Të japë llogari Meloni e mos japë Rama…”, Shehu e Bardhi ankesa për mos pranimin e interpelancave: E keni bërë rrugë. I fusni në sirtar dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook