Ralf Rangnick te Bayern Munich? Federata Austriake jep përgjigjen finale

Në shtëpinë e Bayern Munich mbetet shumë e nxehtë çështja e trajnerit të ri, por ky diskutim po bëhet shqetësues në një kohë kur Thomas Tuchel po udhëheq ekipin drejt një objektivi të rëndësishëm si Champions League. Ralf Rangnick shihej si kandidati kryesor, madje sipas mediave, palët ishin vetëm në detajet e fundit, por është Federata Austriake e Futbollit ajo që i jep fund këtij diskutimi:

“Ralf qëndron. Kemi shumë planë për të bërë së bashku”, lexohet në komunikimin e Federatës Austriake, e cila mbylli përfundimisht këtë opsion.

Edhe drejtori i Bayern Munich, Max Eberl ishte i qartë në këtë pikë: “Asnjë konfirmim për trajnerin e ri nuk do të bëhet përpara ndeshjes së kthimit kundër Real Madrid”,  u shpreh Eberl. Refuzimi i Rangnick detyron drejtuesit e Bayern të shohin për të tjerë opsione në treg.

Jo vetëm çështja e trajnerit, një temë më vete është edhe ajo e disa titullarëve që nuk janë të qartë në lidhje me të ardhmen, si Leroy Sane, por presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer konfirmoi vullnetin e klubit për të mbajtur Sane në skuadër edhe për shumë vite: “Ai është një sulmues që mund të bëjë diferencën me cilësitë që ka, shpejtësinë dhe aftësinë për të goditur. Natyrisht, ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne, për këtë nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh presidenti i Bayern.

I ndryshëm është diskutimi në lidhje me Harry Kane, “bomberi” anglez është i qartë se çfarë dëshiron për të ardhmen: “Unë jam këtu për shumë vite, nuk erdha këtu për një vit dhe kaq. Dua të luaj ndeshje të mëdha si kjo kundër Real Madrid, erdha këtu për këto momente të mëdha”, u shpreh Harry Kane.

()

Arena e Lajmit

Ralf Rangnick te Bayern Munich? Federata Austriake jep përgjigjen finale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook