Indrit Hoxha: Shqiptarët jashtë kufijve duhet patjetër të votojnë! PD prioritet absolut votës së diasporës

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike Indrit Hoxha me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet me patjetër të votojnë.

Hoxha thekson se për PD, vota e diasporës është një prioritet absolut dhe ndaj po punohet për ta garantuar atë për të gjithë shqiptarët, kudo ata jetojnë.

Postimi i Sekretarit për Diasporën në PD Indrit Hoxha:

E drejta e shqiptarëve në Diasporë për të votuar nuk mund të vihet më në dyshim dhe eshte betejë e madhe e të djathtës.

E drejta e votës është e lidhur ngushtë me shtetësinë dhe për këtë arsye nuk mund të kufizohet apo kushtëzohet për banorët jashtë vendit. Natyrisht, PD është avokatja më e madhe e kësaj të drejte. Paralelisht, Partia Demokratike po punon fort që të krijojë lidhjet me komunitetet shqiptare jashtë që dhe atyre t’u shkojë informacioni i saktë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës dhe në mënyrë që kur të realizohet votimi i emigrantëve, të jetë një votim i informuar nga ana e tyre.

Problemi i vërtetë i votimit nga jashtë, siç është evidentuar dhe në vende të tjera, është ai i mashtrimit zgjedhor dhe deformimit të vullnetit të emigrantëve shqiptarë. Në mënyrë që të sigurohet vota e emigrantëve nga vendet ku janë, Partia Demokratike duhet të punojë fort për të garantuar efektivitetin dhe fshehtësinë e votës, si dhe për të ndërgjegjësuar Diasporën në lidhje me këtë proces dhe hallkat që ai përmban.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Indrit Hoxha: Shqiptarët jashtë kufijve duhet patjetër të votojnë! PD prioritet absolut votës së diasporës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook