Siç raporton BBC, një TikTokere u ankua se kishte vendosur pesë alarme dhe ata nuk u ndezën. Apple ka konfirmuar se është në dijeni të problemit por ende nuk ka përcaktuar se çfarë beson se e shkakton atë. Është gjithashtu e paqartë se sa njerëz janë prekur ose nëse problemi është i kufizuar në modele të veçanta të iPhone.
Ndërkaq, sjellim në vëmendje se përdoruesit e iPhone pretendojnë se përditësimi më i fundit i Apple iOS i bën pajisjet të papërdorshme. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë problem. Shumë nga përdoruesit pasi instaluan përditësimin iOS 17.4.1, u detyruan të kërkonin ndihmë nga profesionistët në dyqanet e Apple dhe ndanë përvojat e tyre.
Një pronare e iPhone tha për Daily Mail se telefoni i saj u përditësua por ekrani nuk reagoi kur ajo u përpoq ta zhbllokonte. Vetëm pasi ajo e çoi iPhone në një dyqan Apple për kontroll, pajisja filloi të funksiononte. “Punonjësi në dyqanin e Apple tha se përditësimi ka shumë të ngjarë të ketë ngecur, gjë që e bëri telefonin të mendojë se ishte ende duke u përditësuar dhe për këtë arsye nuk po përgjigjet”,-tha përdoruesja e iPhone.
Apple po largon nga puna më shumë se 600 punëtorë në Kaliforni, duke shënuar kështu valën e parë të shkurtimeve të punës pas pandemisë. Prodhuesi i iPhone ka njoftuar se 614 punëtorë do largohen nga puna me ligjin që hyn në fuqi më 27 maj. Bëhet e ditur se punëtorët janë dëbuar nga tetë zyra në Santa Clara sipas aktit të njohur si Warn. Por, ende nuk është e qartë se pjesë e cilit departament ishin ata punonjës.