Sali Shehu: Zgjedhja e Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, pikë kthese për rajonin

Sali Shehu2

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu ka uruar Dritan Abazoviç për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.

Përmes një deklarate për mediat ai bën të ditur se “Mbrëmë në darkë me propozim të presidentit Gjukanovic, parlamenti i Malit të Zi votbesoi Dritan Abazovicin si  Kryeministër te Malit të Zi.Ky është një lajm i gëzuar dhe inkurajues për të gjithë Shqiptarët, jo vetem per ata qe jane shtetas te Malit të Zi. Madje pa rezerva e them qe kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit pas pavarësisë se Shqiperise  dhe pavarësisë së Kosovës!”.

Abazovic

Sipas Shehut “Dritan Abazovici spikati në skenën politike si një politikan largpamës, me një qëndrim të qartë perëndimor. Zgjedhja e tij Kryeministër përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu. Ky eshtë patjetër një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera ne rajon, madje edhe ato vende që janë anëtare të BE. Kjo konfirmon edhe një herë faktin që shqiptarët janë një busull e përhershme në rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit tonë drejtë BE. i urojmë Dritan Abazovicit dhe të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi. Suksese në detyrën e re”.

Sali Shehu: Zgjedhja e Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, pikë kthese për rajonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook