Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar indeksin e lirisë së medias, ku Shqipëria renditej e fundit në rajon.
Kusari theksoi se nuk është e befasuar aspak nga kjo renditje. Sipas saj, Shqipëria është vend i rrezikshëm për të bërë gazetari të lirë.
“Nuk jam e befasuar nga renditja. Kjo sepse Shqipëria është vend i rrezikshëm për të bërë gazetari. Ata zëra të pavarur në gazetari i nënshtrohen presioneve politike etj, ndonjëherë nga kryeministri Edi Rama, por ndonjëherë edhe nga bizneset. Kemi problem të madh edhe me pronësinë e medias.
Nuk ka vullnet politik për të rregulluar median. Rama sulmon vazhdimisht mediat. Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjithashtu besoj se ka luajtur rol negativ në këtë rankim. Kjo, pasi ai nuk pranon kritika, edhe pas skandaleve të fundit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Flutura Kusari.
(Arena e Lajmit)