Sondazhi i bizneseve gjermane: 42% vlerësojnë negativisht situatën ekonomike. Shqetësim largimi i fuqisë punëtore

Dhoma Gjermane Ok

Publikohet sondazhi, 42% e bizneseve gjermane në Shqipëri e vlerësojnë negativisht situatën ekonomike, shqetësim largimi i fuqisë punëtore

42% e bizneseve gjermane në Shqipëri vlerësojnë negativisht situatën aktuale ekonomike. Sipas ambasadorit gjerman Peter Zingraf korrupsioni, transparenca në tendera, siguria ligjore, negociatat për anëtarësimin në BE mbeten problematikat më të ndjeshme për biznesin gjerman në Shqipëri.

“Lufta ndaj korrupsionit, shteti i së drejtës dhe transparenca mbeten qendrore nëse ne duam të shfrytëzojmë tërësisht potencialin e marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare. Ato janë vendimtare për klimën e përgjithshme të investimeve për zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Por pas një viti pandemia sfida e radhës për bizneset sipas Presidentes së shoqatës gjermane është mungesa e krahut të punës një vështirësi sipas saj për biznesin në Shqipëri.

“E rëndësishme në këtë situatë të kualifikohen njerëzit që janë të papunë pasi emigracioni i fuqisë punëtore po shkakton vështirësi për këtë ka programe të ndryshme dhe duhet të krijohen për të riorientuar krahun e punës në sektorët ku ka hapësirë. Përmendim këtu turizmin i cili ka nevoje për shumë profesionistë. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë reagim dhe këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt.

Çmimi i energjisë në raport me vitin 2021 është ai që vlerësohet si rreziku më i madh nga bizneset në 12 muaj e ardhshëm teksa një vit më parë rreziqet ndaheshin mes kushteve, financimit dhe kërkesës. Mungesa e forcës së punës dhe kostot e punës janë gjithashtu dy rreziqe potenciale për bizneset”, tha Presidentja e DIHA-s Stephanie Sieg-Farka.

“Risqet më të mëdha në zhvillimin ekonomik të kompanive të huaja në 12 muajt e ardhshëm këtë vit për 2022, me ngjyrë të gjelbër kompanitë janë përgjigjur që problematikat kryesore do të jenë në energji dhe burimet natyrore”, tha Bledar Mankollari Prezantuesi i anketës.

Në anketën e përvitshme që publikohet nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri vihet re se ka një ulje të numrit të bizneseve që kanë perceptim negativ në raport me vitin 2021 kur negativisht e vlerësuan 63 për qind e të anketuarve. Ndërkohë që kënaqshëm për situatën ekonomike janë përgjigjur 39 për qind e bizneseve duke u rritur nga viti i kaluar kur këtë përgjigje e dhanë 29 për qind e bizneseve të pyetura. Situata është vlerësuar “mirë” nga 18 për qind e bizneseve.

Sondazhi i bizneseve gjermane: 42% vlerësojnë negativisht situatën ekonomike. Shqetësim largimi i fuqisë punëtore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook