Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës edhe gjatë 24 orëve të fundit.
Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj po rikthehen në vendlindjen e tyre për të festuar pashkën dhe pse jo për të shfrytëzuar ditët e pushimeve.
Në Kapshticë kanë hyrë 6942 dhe kanë dalë 3274 shtetas. Në Qafë Thanë kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas.