“E respektoj Allegrin, por dua Champions League”, De Rossi paralajmëron Juven

Roma mori një goditje të fortë në Europa League, me Leverkusen që i dhuroi një leksion futbolli brenda në kryeqytet duke i mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. Finalja e madhe e Europa League tani kthehet në një mision shumë të vështirë, por Roma ka përpara një tjetër pengesë të fortë, përballet me Juventus, një ndeshje ku verdhekuqtë kërkojnë maksimumin për të qëndruar në lojë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Daniele De Rossi dhe të besuarit e tij janë të përqendruar totalisht te sfida me Juven:

“E respektoj shumë Juven dhe Allegrin, ai ka bërë historinë në futbollin italian. E ndjek me admirim, Allegri ka luajtur edhe me babin tim, ai më flet shumë për të. Juventus ka pasur një periudhë jo pozitive, kjo vetëm duke iu referuar rezultateve. Ne jemi të bindur se mund t’ia dalim deri në fund, për të siguruar një vend në Champions League. Nuk heqim dorë nga asnjë objektiv”, u shpreh ndër të tjera De Rossi në konferencë për shtyp.

()

Arena e Lajmit

“E respektoj Allegrin, por dua Champions League”, De Rossi paralajmëron Juven

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook