Real Madrid ka fituar matematikisht titullin kampion në Spanjë. Pas suksesit 3-0 të Los Blancos ndaj Cadiz dhe disfatës 4-2 të Barcelonas ndaj Gironas, ekipi i Ancelottit ka siguar titullin, pasi është +13 pikë nga ndjekësit. Për Realin, është titulli i 36-të në histori.
Katalanasit realizuan me Christensen pas vetëm 3 minutash, ndërsa u kundërpërgjigj me Dovbyk.
Sa i takon ndeshjes së Barcelonës, kipi i Xavit kaloi përsëri në epërsi me Lewandowskin në të 45-tën. Girona përmbysi shifrat në pjesën e dytë me golin e Guetierrez dhe dopietën e Portus. Girona është në vendin e dytë me 74 pikë, 1 pikë më shumë se Barcelona.
(J.S/)