Shqiptarit në Itali i vjedhin iPhone-in, i qepet hajdutit këmba-këmbës dhe e…

Polizia Di Stato 2021 Pisa 2

Një ngjarje që ka habitur jo pak policinë italiane ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa protagonist ka qenë një 30-vjeçar shqiptar, banues në San Giuliano Terme.

I riu nuk ja ka falur lehtë grabitjen e celularit të tij iPhone, që i është bërë nga një 24-vjeçar nga Guinea.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pranë një restoranti në Via Santa Maria, ku shqiptari punonte. Papritur ai vuri re vjedhjen dhe aktivizoi aplikacionin për të gjurmuar telefonin e tij, duke ndjekur më pas lëvizjet e hajdutit në të gjithë qytetin, deri në stacion.

Këtu ai identifikoi të panjohurin që kishte me vete telefonin iPhone dhe u përball me të, duke marrë kërcënime dhe grushta në kokë si kundërpërgjigje.

Pavarësisht gjithçkaje, ai arriti të ndiqte hajdutin duke e bllokuar pranë një ure, ndërkohë që po mbërrinte edhe Skuadra e Policisë, e njoftuar më herët.

Oficerët, pasi identifikuan shtetasin e pastrehë të Guinesë, kryen një kontroll personal, duke gjetur telefonin e vjedhur dhe një palë gërshërë. Kështu, 24-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale të vjedhjes së parregullt dhe mbajtjes së armëve të ftohta.

Shqiptarit në Itali i vjedhin iPhone-in, i qepet hajdutit këmba-këmbës dhe e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook