“Është moment delikat”, Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon

Sot në një emision televiziv as Argjira nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve pikante të bëra nga ish-banorja e BBV3, Ledjona.

Kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me Gracianon, ku kohët e fundit përflitet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Këtë problem me Argjirën, Graciano e ka diskutuar edhe me banorët e BBV.

Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, tha ajo.

“Është moment delikat”, Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook