Me Champions League të hipotekuar, i vetmi objektiv i mbetur në lojë për Milan është vendi dytë në Serie A, por kuqezinjtë e Piolit vijojnë të zhgënjejnë këtë herë duke ngecur në një barazim 3-3 përballë Geona-s. Në “San Siro” ndodhi gjithçka, me miqtë që kaluan të parët në avantazh me Retegui. Në fundin e pjesës së parë ishte Florenzi që barazoi shifrat në 1-1.
Me fillimin e pjesës së dytë, një ish shumë i njohur i futbollit shqiptar, Ekuban riktheu sërish Geona-s në avantazh, por Milan reagoi fuqishëm duke përmbysur ndeshjen brenda tre minutash. Fillimisht ishte Gabbia i cili barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 72-të, ndërsa tre minuta më pas Giroud realizoi golin e tretë për “djallin”. Nuk ishte e thënë që Milan të festonte pasi një autogol i hoqi nga duart tre pikët, me Geona-n që del e pamposhtur nga “San Siro” pas barazimit 3-3.
Në përfundim të ndeshjes, Pioli shpjegoi se nuk ishte çështje impenjimi, por ekipi nuk u tregua i zoti të konkretizonte rastet që krijoi: “E nisëm keq, por më pas zhvilluam ndeshjen tonë, krijuam shumë, por gabuam po aq shumë. Nuk është çështje impenjimi pasi ekipi zbriti në fushë me shumë përulje, por më pas pësuam një gol të evitueshmen. Gjithsesi, shpërdoruam një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme për ne,” theksoi Pioli.
Në Itali, vijon të jetë i hapur diskutimi mbi të ardhmen e Stefano Piolit: “Conceiçao e provon”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. Trajneri i Portos përlqehet nga drejtuesit e “djallit”, mbetet një opsion konkret, nëse ky i fundit do të largohet nga stoli i ekipit portugez. E përditshmja italiane u ndal edhe te disa detaje të tjera të ndodhur gjatë ndeshjes me Geona-n, duke nisur nga protesta e tifozëve ultras e deri tek vërshëllimat ndaj Leaos dhe klubit.
()