Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme kreu i qeverisë është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.
Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar.
“NESËR 10:00 Live TV:
PARTIA SOCIALISTE
QeverisjaLigjiKorrupsionidhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkroi Rama.