Nga qeverisja, te kuadri ligjor dhe ‘Shqipëria e 2030-ës’, ja 4 pikat që pritet të diskutojë Rama me deputetët dhe ministrat e tij (Detajet)

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit. Mbledhja në fjalë do të nisë në orën 10:00.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 nga Kryesia e Kuvendit tregoi se 4 do të jetë pikat ku do të fokusohet mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me deputetët dhe ministrat e tij. Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, apo dhe nisma ‘Shqipëria e 2030-ës’.

Sipas Gjençajt, kryeministrit Rama pritet të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij. PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike. PS kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare e nis procesin e riorganizimit më herët, që përfshin dhe riorganizim në bazë, atje ku mblidhet vota. Sakaq, në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.
()

Arena e Lajmit

Nga qeverisja, te kuadri ligjor dhe ‘Shqipëria e 2030-ës’, ja 4 pikat që pritet të diskutojë Rama me deputetët dhe ministrat e tij (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook