Atalanta kap Romën, por tani e pret një javë “ferri”, Gasperini: Luajmë sezonin (VIDEO)

Salernitana trembi jo pak Atalantan, por në fund, djemtë e Gasperinit dolën me tre pikë nga kjo transfertë, një fitore me përmbysje që i dhuroi bergamaskëve vendin e 5-të në Serie A, për momentin ndodhen në zonën Champions, plus që kanë edhe një ndeshje në dispozicion. Si rrallë herë, Gasperini vendosi të lë pushim kapitenin kuqezi, me Gjimshitin që u hodh në fushë në minutën e 80-të për të mbrojtur suksesin 1-2.

Fakti që Salernitana nuk luante për asgjë, të rënë në Serie B, bëri që Atalanta ta merrte me lehtë këtë transfertë, por vendasit i befasuan duke kaluar në avantazh në minutën e 18-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Gasperini u detyrua të hedhë në fushë titullarët e tij, detaj që bëri diferencën, me Scamaccan që përfitoi nga një assist në zonë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 63-tën ishte Koopmeiners që me një goditje shumë të bukur nga distanca i dhuroi avantazhin Atalantas, rezultat që qëndroi në fuqi deri në fund. Kjo është një javë shumë delikate për bergamaskët pasi fillimisht luajnë një biletë për në finalen e Europa League, ndërsa të dielën përballen me Romën, në një ndeshje direkte për zonën Champions, detaje ku u ndal edhe Gaspetini:

Gasperini
Gasperini

“Arritëm të kapim Romën, por të dielën, kundër tyre është një ndeshje shumë thelbësore. Përpara atij takimi, kemi një tjetër ndeshje mbi të cilën kemi shumë pritshmëri, shumë e rëndësishme për ne, ndeshja e kthimit kundër Marsejës”, u shpreh Gaspetini në konferencë për shtyp.

()

Arena e Lajmit

Atalanta kap Romën, por tani e pret një javë “ferri”, Gasperini: Luajmë sezonin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook