Çupi zbardh planin e protestave para bashkisë së Tiranës: Çdo ditë del nga një aferë, Veliaj duhet të dorëhiqet!

Deputetja e PD, Dhurata Çupi zbardh planin e protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës. Sot në mesditë ishte protesta e gjashtë e cila u shënua me mjaft incidente, pasi drejt godinës së bashkisë u hodhën 20 bomba molotov.

Në studion e News24 me moderatoren Ina Qirjo, Çupi u shpreh se plani i protestave të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Plani është i qartë, duhet të ketë dorëheqje pas gjithë këtyre aferave. Kryeministri mban karrigen me zor, kryetari i bashkisë mban karrigen me zor, ccdo ditë del nga një afër. Në një vend demokratik duhet të ngrihen të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha deputetja e PD.

Çupi theksoi se është moment i mirë që SPAK thirri kryebashkiakun Erion Veliaj për të treguar që pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.

“Thirrja nga SPAK e kryetarit të bashkisë është element pozitiv në mënyrë që në Shqipëri të marrë fund pandëshkueshmëria. Pati një përpjekje të Veliajt për të thënë kam kërkuar vetë të jap shpjegime, por SPAK e kishte thirrur në fakt, është e pabesueshme ajo që thotë ai. Siç themi për kryeministrin që nuk mund të jesh kryeministër i pakorruptuar kur ke të gjithë qeverinë të korruptuar. E fundit ka dalë 5D në bashkinë e Tiranës, por të jesh e sigurt se në të gjitha bashkitë që drejtohen nga PS gjen dikju 5D dhe diku tjetër 3D“, vijoi Çupi.

Arena e Lajmit

Çupi zbardh planin e protestave para bashkisë së Tiranës: Çdo ditë del nga një aferë, Veliaj duhet të dorëhiqet!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook