Tragjedia në Shkodër/ Familjarët nuk lejojnë varrosjen e Alma Arrazit nga familja e bashkëshortit, çfarë zbuloi autopsia në trupin e viktimës

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj.

Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune. Të afërmit e 39 vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj që u mbytën në lumë do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

Arena e Lajmit

Tragjedia në Shkodër/ Familjarët nuk lejojnë varrosjen e Alma Arrazit nga familja e bashkëshortit, çfarë zbuloi autopsia në trupin e viktimës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook