NBA/ Boston tregon forcën, Oklahoma mposht Dallas në sfidën e parë gjysmëfinale

Paraqitjet e mira të Bostonit vijojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale të playoff-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Ekipi i Celtics fitoi bindshëm 120-95 ndaj Cleveland në sfidën e parë, duke dëshmuar superioritet dhe treguar edhe njëherë se mbetet ekipi më në formë i këtij sezoni.

Një ndeshje pa shumë histori për vendasit, komanduar nga Celtics, që udhëheqin tashmë 1-0 serinë e ndeshjeve. Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Boston, mbështetur edhe nga Derrick White me 25 pikë. Për miqtë, Donovan Mitchell realizoi 33 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomas mundi 117-95 Dallasin edhe kjo një sfidë pa shumë rivalitet. Vendasit patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke marrë kryesimin me ndeshje 1-0. Alaxander Shai me 29 pikë ishte lider në fushë për skuadrën e Oklahomës, ndërkohë që 42 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për Dallas, Irving realizoi 20 pikë e Doncic 19, por që mbetën për statistikë. Pas 48 orësh luhen ndeshjet e dyta mes këtyre skuadrave

()

Arena e Lajmit

NBA/ Boston tregon forcën, Oklahoma mposht Dallas në sfidën e parë gjysmëfinale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook