Plani i hetimit për ‘TIMS’/ Gështenja: Të jetë një i vetëm. Qefalia akuza opozitës: Po bëni diversion. Salianji: Mos të vijmë si kali në lëmë

Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Teksa Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët, socialisti Qefalia tha se kryetari i komisionit, Ervin Salianji bën diversion.

DEBATI
Gështenja:
Ekspertët i kanë bërë gjetjet me shkrim. Gjë që ne nuk e kemi. Nëse ju zoti Gogu e keni, na e thoni se ne nuk e kemi. Ekspertët ligjorë nuk lejohen që të bëjnë deklarata politike. Mendoj se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike, por të kartë të kishin një qëndrim, ose të na thonë se cilët janë qëndrimet.

Qefalia: E keni maninë që flisni para. Duhet të dakordësohemi me të gjithë që kemi vetëm një raport. Mos bëni diversion.

Salianji: Edhe nga zona juaj thonë; mos të vimë si kali në lëmë. A doni të vazhdohet të lexohet me këtë plan ? Që të lexojmë nëse kanë diferenca. Në këtë sens. A mund të lëmë që t’i lexojnë ekspertët planin e hetimit.
()

Arena e Lajmit

Plani i hetimit për ‘TIMS’/ Gështenja: Të jetë një i vetëm. Qefalia akuza opozitës: Po bëni diversion. Salianji: Mos të vijmë si kali në lëmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook