Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një projekt-rezolutë që lufton korrupsionin, që thellon reformat për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit etj.
Në lidhje me këtë propozim të Ramës, Bardhi tha se nuk mund të ketë përgjigje nga opozita për diçka që nuk e ka parë. Bardhi tha se nuk mund të përgjigjet për ftesa, kur nuk janë procedurë parlamentare.
Gazment Bardhi: Komisioni i Posaçëm? Nuk mund të përgjigjem për diçka që nuk e kam parë. Nuk i përgjigjem ftesave kur nuk janë procedurë parlamentare. Kur Komisioni i Posaçëm të jetë agjendë, atëherë do të përgjigjem. Rama vazhdon ta shikojë integrimin europian si një rrezik për pushtetin e tij.
(Arena e Lajmit)