Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Thoma Mastoran, akuzuar për vrasjen e një çifti në Dropull.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Arena e Lajmit se Mastora akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Kryesuesja e seances Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelliut, prokurores së çështjes, e cila ka sqaruar të gjithe ngjarjen e të premtes së kaluar dhe duke ofruar provat materiale e shkencore. Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi, në seancë ka kundërshtuar akuzën, duke thënë se Mastora është i pafajshëm, pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.
Njoftim për shtyp:
Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora
15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Th. M.
Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:
- Vieftésimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.
- Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem
Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.
- Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te
Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.
(Arena e Lajmit)