“Do të ishte më mirë një qeveri liberale”, Enri Çeno për zgjedhjet në Maqedoni: Forcat politike shqiptare pa vizion kombëtar

Duke komentuar rolin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Enri Çeno, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, i ftuar në “Open” në News 24, tha se partitë kanë parë vetëm interesa personale dhe jo kombëtare.

“Nuk ka rëndësi nëse këto zgjedhje i fiton VMRO apo LSDM nëse palët shqiptare kanë një vizion në lidhje me unifikimin e çështjes shqiptare. Sigurisht për shqiptarët në Maqedoni do të ishte mirë të kishte një qeveri liberale dhe këtë e thotë një politikan i ri që beson te vlerat e së djathtës por para se të gjithash unë jam shqiptar.

Deri sot forcat politike shqiptare, duke përfshirë edhe vendin tonë, nuk kanë pasur një vizion  të mirëfilltë për të bashkuar çështjen kombëtare dhe të sillte edhe forcimin e shqiptarëve në rajon. Ata kanë ndjekur politika deri diku përçarëse dhe jo fuqizuese, sepse kanë ndjekur politika personale partiake. Me ndërhyrjen e Tiranës në Prishtinë apo Prishtinës në Tiranë dhe së fundmi me ndërhyrjen e Prishtinës dhe Tiranës në Shkup po për çështje partiake. Kjo nuk sjell unifikim të çështjes shqiptare. Duhet një vizion tjetër që partitë politike të shtyjnë përpara”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Do të ishte më mirë një qeveri liberale”, Enri Çeno për zgjedhjet në Maqedoni: Forcat politike shqiptare pa vizion kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook