Të tjera detaje drithëruese kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur me 3 fëmijët e saj.
Hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë. Kjo, pasi një kukull është gjetur poshtë Urës së Bunës. Kukulla dyshohet se i përket një prej vajzave të mbytura.
Kj provë çon në dyshimin se Alma Arrazi nuk është hedhur nga ura me fëmijët e saj, por ka shkuar poshtë urës dhe ka hyrë në Bunë në këmbë.
Kujtojmë se Shkodra dhe opinioni publik shqiptar u trondit nga ngjarja, ku nëna Alma Arrazi bashkë me fëmijët u mbyt në ujërat e lumit Bunë. Për ngjarjen, bashkëshorti Erdgys Arrazi ndodhet në burg, akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.
(Arena e Lajmit)