Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Barcelonës. Klubi katalanas do të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin Pau Cubarsi deri në vitin 2027, me lajmin që është bërë publik në rrjetet sociale.
Për t’u theksuar edhe një klauzola monstruoze e 17 vjeçarit, me vlerë 500 milionë euro.
“FC Barcelona dhe lojtari Pau Cubarsí kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Klauzola e largimit do të jetë 500 milionë euro. Mbrojtësi i Barcelonës nënshkroi kontratën e tij të re të enjten në mëngjes nën prezencën e presidentit Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco” – Shkruan klubi.