Ndryshimet në PD, Salianji: Figura të spikatura të japin kontribut ku ka nevojë më shumë partia. Opozita të hapet më shumë drejt shoqërisë

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi ndryshimet e fundit në Partinë Demokratike, teksa Luçiano Boçit iu besua detyra e kreut të partisë për Shkodrën dhe Bujar Beskajt e Ina Zhupës drejtimi i qarkut Vlorë.

Salianji u shpreh figura të spikatura në PD duhet të japin kontribut në parti. Ai tha se opozita duhet të hapet më shumë drejt shoqërisë dhe diasporës.

Ervin Salianji: Në zgjedhjet e fundit kam qenë drejtues politik në Kavajë dhe kemi arritur t’i kthejmë demokratëve atë bastion që nuk e kishim. Sa i përket lëvizjeve të tjera, janë vendimmarrje që i takojnë drejtuesve politikë, kryetarit, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Ajo që ju them është që PD brenda muajit qershor e mbyll organizimin në zgjedhjet e degëve dhe plotësimin e strukturave dhe është e gatshme për betejë elektorale në cdo moment sa i takon aspekteve organizative. Ashtu siç është e gatshme dhe do të vijë me prezantim të plotë të programit. Ne që sot jemi gati për ta mundur Ramën. Interesi i partive politike është që figura të caktuara të japin kontributin e tyre aty ku ka më shumë nevojë. Përtej këtyre hapave, PD duhet të bëjë maksimumin të hapet më shumë drejt shoqërisë dhe padiskutim për t’i shqyer dyert drejt diasporës. Kemi kohë për ta bërë këtë.

(Arena e Lajmit) 

Arena e Lajmit

Ndryshimet në PD, Salianji: Figura të spikatura të japin kontribut ku ka nevojë më shumë partia. Opozita të hapet më shumë drejt shoqërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook